Star: Aktorja Megan Fox pret një fëmijë
SHBA - Sipas mediave amerikane, aktorja e njohur e Hollywoodit, Megan Fox, mund të jetë shtatzënë. Revista Star shkruan se aktorja 25-vjeçare është duke pritur fëmijën e parë me bashkëshortin e saj Brian Austin Green.
Burime të afërta me çiftin bëjnë të ditur se ata janë përpjekur ta mbajnë të fshehtë shtatzëninë e Megan, por ky lajm i ka lumturuar pa masë.
“Ata sapo e kanë kuptuar dhe janë jashtëzakonisht të ngazëllyer. Ende është herët, ndaj ata u kanë treguar vetëm miqve të ngushtë dhe anëtarëve të familjes”,- ka thënë burimi.
Në vitin 2010, Megan Fox e kurorëzoi në martesë lidhjen e saj 6-vjeçare me kolegun Brian Austin Green. Çifti u martua fshehtas në Hawai , në një ceremoni shumë intime dhe private në një hotel buzë detit.
(er.nu/BalkanWeb)