E Shtunë, 31 Tetor 2026

PE miraton rezolutën e Lunaçek për Kosovën

BRUKSEL - Është votuar sot në Parlamentin Europian rezoluta për Kosovën. Me 475 vota pro, 97 kundër dhe 76 abstenim është miratuar rezoluta e eurodeputetes austriake, Ulrike Lunacek, ku përkrahet integrimi europian i Kosovës, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit perëndimor.

Projekt/rezoluta u bën thirrje 5 vendet e BE-së, që ta ndjekin shembullin e 88 shteteve, që tashmë kanë njohur pavarësinë e Kosovës pasi ky proces ka rëndësi të madhe për stabilitetin në Ballkan dhe përfshirjen e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Parlamenti Evropian në projekt/rezolutë mes tjerash thekson se implementimi i Pakos së Ahtisarit u siguron të drejtat dhe liritë e tyre themelore. Gjithashtu në këtë pikë i kërkohet Qeverisë së Kosovës të bëjë çdo përpjekje për të hartuar dhe më pas të zbatojë një strategji efektive për veriun.

Gjithashtu me këtë rezolutë kërkohet që parregullsitë dhe mashtrimet në zgjedhjet parlamentare të 2010 të hetohen në mënyrën e duhur dhe të dënohen përgjegjësit.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›