PDIU: Dule provokator, të marrë leksione historie për Camërinë
TIRANE-PDIU ka reaguar ndaj deklaratave për Camërinë të kreut të PBDNJ Vangjel Dule bërë gjatë një emisioni televiziv në Neës24.
Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi në një deklarata për shtyp e cilësoi Dulen një provokator që bën deklarata pasi gjendet në panik nga mbështetja që gëzon partia e camëve.
“I gjendur pa shumë hapësirë manovruese politike, me një numër votash gjithmonë e në tkurrje, ky njeri është në panik nga mbështetja elektorale që mori kudo nga Jugu në Veri, nga Lindja në Perëndim, PDIU, partia jonë që përfaqëson popullin shqiptar të Çamërisë dhe ka ditur ta shndërrojë çështjen çame në çështje të të gjithë shqiptarëve”
“Ky njeri është provokator përserites, që synon të ngjallë zemërim, urrejtje, fërkime midis pjesëve të ndryshme të popullsisë shqiptare. Çdo dalje e tij në ekran, si shpalosës i tezave të egra, fyese për popullin shqiptar të Çamërisë dhe shqiptarët në përgjithësi, irriton”.
Sipas Idrizit, Dule nuk përfaqëson interesat e minoritetit grek, por interesat e qarqeve të errëta të vendit fqinjë.
“Përkundrazi, megjithë manovrat, shitjet e vizave me konsuj xhambazë, me shkatërrues varresh, ky njeri e ka tretur gjithnjë e më shumë partinë që i urti Vasil Melo themeloi dikur. Si pasojë ky njeri nuk përfaqëson askënd në Shqipëri. Ky njeri përfaqëson interesat e qarqeve të errëta të vendit fqinjë”.
Më tej, kreu i PDIU theksoi se kreut të PBDNJ i nevojiten leksione historie rreth termit Camëri.
“Zoti Dule do të ishte mirë të merrte disa leksione historie përpara se të fliste për të. Nëse do ta bënte, do të dinte mjaft mirë se termi Thesproti është ringjallur në Greqi as më shpejt e as më vonë sesa në vitin 1937. Ndërkaq, termi Çamëri, që vjen nga lashtësia, nëpërmjet lumit legjendar Thiamis, ka qenë i përdorur zyrtarisht edhe nga vetë Greqia deri në atë vit. Dhe këtë nuk e themi vetëm ne, e thonë edhe shkencëtarët grekë, përfshi ministrin aktual të Arsimit në Greqi, gjuhtarin Jorgos Babinjotis, në fjalorët e tij”.
“Në pikëpamje të toponomastikës, Çamëria është një toponim që ekziston, dhe në greqisht, dhe ka studiues grekë që e shpjegojnë origjinën me toponime të tjera të lumenjve, të viseve të bukura të asaj krahine. Europa është e mbushur me raste, kur një qytet apo një krahinë i thuhet në menyra të ndryshme”.
Sipas kreut të PDIU, Shpëtim Idrizi, Greqia është shteti i fundit, që drejtpërdrejt apo nëpërmjet zëdhënësish të mjerë mund t’i japë leksione dikujt për pseudonacionalizmin. ‘Nacionalizmi i saj i ngritur mbi monumente të rrejshëm grabitur nga historia e të tjerëve, u rrënua në mënyrë tragjikomike, ndaj ne i shohim bartësit e asaj filozofie, zëdhënësit e saj si Dule, me përbuzje dhe keqardhje’.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Dule: Çamëria toponim shqiptar, nuk ka ekzistuar