Berisha pret Princeshën Mathilde: Shtimi i jetëgjatësisë, arritje e dukshme
TIRANË - Kryeministri Sali Berisha priti në takim Lartësinë e saj Mbretërore, Princeshën Mathilde të Belgjikës, si përfaqësuese speciale e zyrës rajonale të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën për imunizimin, e cila ndodhet për një vizitë 3 ditore në Shqipëri.
Duke e përgëzuar Princeshën për misionin fisnik e përkushtimin e saj, Kryeministri theksoi se procesi i imunizimit është një nga prioritet bazë të qeverisë, jo vetëm si një e drejtë bazë dhe element kyç për sistemin shëndetësor, por dhe si ndërhyrje shume efektive me kosto të ulët që ul ndjeshëm sëmundshmërinë, paaftësinë dhe vdekshmërinë.
Duke shprehur falënderim të veçantë për OBSH-në, për bashkëpunimin e frytshëm në tërësi dhe mbështetjen e dhënë në këtë proces, Kryeministri Berisha theksoi se me buxhetin e shtetit është e mundur të mbulohen pothuaj të gjitha shpenzimet për vaksinat dhe se ky buxhet është shumëfishuar ne vite.
“Mbulesa vaksinale në rang vendi është në nivelet më të larta dhe në vëmendje janë promocioni, fushatat e bëra për këtë qëllim, sensibilizimi i popullatës, trajnimi e mbështetja e punonjësve të shëndetësisë. Shtimi i jetëgjatësisë, ulja e mortalitetit amtar dhe atij fëminor në vlera njëshifrore, janë arritje të dukshme. Dixhitalizimi i sistemit të vaksinimit dhe atij shëndetësor, telemedicina etj., janë ndër hapat e ndërmarrë në kuadër të reformimit të sistemit shëndetësor", u shpreh shefi i qeverisë shqiptare.
Lartësia e saj Mbretërore, Princesha Mathilde e Belgjikës, shprehu kënaqësi të veçantë që, si përfaqësuese e OBSH-së, viziton vendin tonë e njihet me punën e madhe që bëhet për programet e imunizimit në Shqipëri.
"Rezultatet e dukshme shumë të mira në këtë drejtim e bëjnë Shqipërinë një vend lider në rajon", theksoi ajo.
(er.nu/BalkanWeb)