E Diel, 1 Nëntor 2026

Athinë, kamionistëtvazhdojnë protestënprobleme në trafik

ATHINE- Pronarët e kamionëve dhe autocisternave kanë dalë nëpër sheshe për të protestuar kundër një projektligji të qeverisë që rregullon liberalizimin e transporteve tregtare. Protesta ka krijuar probleme me trafikun rrugor ndërsa qeveria nga ana e saj është deklaruar e vendosur për mos t'i bërë asnjë ndryshim, por njëkohësisht duke i mbajtur hapur dyert e dialogut.

"Nuk ka alternativa për këtë projektligj", deklaroi dje ministri i Transporteve, Dimitris Reppas. "çdo ndryshim i vendimeve tashmë të marra mund ta përkeqësojnë situatën", theksoi ministri.

Megjithatë, nga fronti i grevës ndihet një shpresë e vogël pas takimit ndërmjet nënsekretarit të Transporteve, Nikos Sifunakis, me përfaqësuesit e grevistëve.

Ndërkohë kontrollorët e fluturimeve kanë vendosur ta anulojnë grevën 24 orëshe që ishte parashikuar për të shtunën, ndërsa nesër do të ketë një takim ndërmjet palëve për të diskutuar disa pika të projektligjit.
(s.g/atsh/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›