Kakavijë, 4500vetë hyjnë nëtokën shqiptare
KAKAVIJE- Pushimet verore shtojnë fluksin e shqiptarëve të cilët kthehen në atdhe për të kaluar disa ditë me familjarët e tyre. Në Kakavijë në 24 orët e fundit informohet se kanë hyrë në Shqipëri 4500 persona me 1234 automjete. Ndërsa kanë kaluar anën tjetër 600 shtetas dhe 743 automjete. Shtimi i sporteleve dhe numrit të punonjëve në pikën kufitare ka bërë që të evitohen radhët dhe lëvizja të vijojë normalisht. Nga ana e palës shqiptare po punohet me 7 sportele në hyrje dhe 4 sportele në dalje, ndërsa nga pala greke po punohet me 4 sportele në dalje dhe 4 sportele në hyrje.
(s.g/balkanWeb)
(s.g/balkanWeb)