E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori Witherstakim lamtumireme presidentin Topi

TIRANE- Ambasadori amerikan John Withers ka mbërritur në presidencë për të zhvilluar një takim me kreun e shtetit shqiptar, Bamir Topi. NEWS24 duke iu referuar presidencës bën të ditur se takimi është protokollar dhe zhvillohet në prag të largimit të ambasdorit Withers në SHBA.

Makina e diplomatit amerikan hyri në presidencë rreth orë 11. 57 minuta dhe takimi ka zgjatur 30 minuta.

Biseda zhvillohet në një situatë politike ku vazhdon të mbizotërojë ngërci politik, i nisur që prej zgjedhjeve të 28 qershorit, mes maxhorancës dhe opozitës.

Fakt tjetër është dhe shtyrja për sesionin e ardhshëm parlamentar të votimit të pr/ligjit për SHISH, për të cilin dhe ambasada e SHBA ka kritikuar përmbajtjen e tij.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›