E Diel, 1 Nëntor 2026

Athinë, kapen 2 shqiptarë, transportuan 46 klandestinë

Policia greke arrestoi sot 2 shqiptarë të cilët po transportonin 46 klandestinë, po shqiptarë drejt Athinës. Emigrantët e paligjshëm janë gjendur në karrocën e një kamioni me targa greke të stivosur njëri pas tjetrit. 

ATHINE- Ishte nje operacion i organizuar më së miri nga forcat speciale të kufirit pas një informacioni se një rrugë dytësore e Kosturit përdorej nga trafikantët shqiptarë për të kaluar emigrantë të paligjshëm në tokën greke.

Kështu dje në mbrëmje sipas mediave greke forcat kufitare greke arrestuan 46 refugjatë shqiptarë dhe dy trafikantët që kishin marrë përsipër t’i dërgonin ata në Greqi.

Emigrantët e paligjshëm janë gjendur në karrocën e një kamioni me targa greke të stivosur njëri pas tjetrit. Sipas policisë së Kosturit kamioni rezultoi i vjedhur disa ditë më parë në kryeqytetin grek Athinë.

Dy trafikantët shqiptarë ,për të cilët nuk jepen të dhëna të identitetit të tyre ,ishin të moshës përkatësisht 21 dhe 26 vjec. Njëri prej tyre, ishte shoferi i kamionit kurse tjetri rrinte përpara kamionit me një makinë të vogël ,për ta lajmëruar në se kishte kontrolle policore në rrugë.
Emigrantët shqiptarë të pyetur nga policia kanë sqaruar se kishin paguar nga 800 euro për secilin ,tek dy trafikantët për ti cuar drejt Selanikut dhe Athinës.

Kishte disa javë që nuk ishin shfaqur raste të tilla të kalimit të paligjshëm të emigrantëve pas masave të policies greke ,por me sa duket përsëri trafikantët, kanë gjetur shtigje te reja për të plotësuar qëllimet e tyre.

Madje burime pranë policë së Kosturit pohojnë se rrjeti i trafikantëve nuk është kaq i vogël sa duket ,por ka shtrirje të gjërë dhe në të ,ka shpeshherë edhe shtetas grekë të implikuar për derisa është një biznes fitimprurës.

Dy personat e arrestuar do të cohen të hënën në mëngjes në gjykatën e Kosturit nën akuzën e trafikimit njerëzor, ndërsa përsa u përket 46 refugjatëve thuhet se janë riatdhesuar.

(s.g/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›