E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Eagle Mobile” Riniring, në tetor mundësi të reja për të fituar

Plot 67 persona në fillim të muajit nëntor do të fitojnë nga 670 orë (4020 minuta) falas secili dhe 670 persona të tjerë do të mund të dërgojnë secili brenda muajit të ardhshëm 6700 mesazhe të shkurtra (SMS) falas brenda Riniring. 

TIRANË - Gjatë muajit Tetor, “Eagle Mobile” u jep një mundësi të re abonentëve Riniring. 67 persona në fillim të muajit nëntor do të fitojnë nga 670 orë (4020 minuta) falas secili dhe 670 persona të tjerë do të mund të dërgojnë secili brenda muajit të ardhshëm 6700 mesazhe të shkurtra (SMS) falas brenda Riniring.  Abonentët aktivë Riniring, mund të dërgojnë një sms që kushton vetëm 1 lek në numrin 15190 duke shënuar aty emrin dhe mbiemrin, moshën dhe adresën e-mail dhe të bëhen pjesë e fushatës.

“Kjo fushatë zgjat mes datave 01 - 30 Tetor 2008 dhe përzgjedhja do të kryhet më 31 Tetor në një ceremoni të hapur për gazetarët. Theksojmë se për çdo abonent do të jetë i pranueshëm vetëm një mesazh aplikimi (SMS). Pra çdo SMS tjetër nga i njëjti numër do të quhet i pavlefshëm dhe i panevojshëm”, thuhet në njoftim.

Abonentëve me fat do tu ngarkohen orët falas dhe sms-të më datën 01 nëntor 2008 dhe do të jenë të vlefshme deri më 01 dhjetor 2008.  Abonentët duhet të kenë aktiv numrin e tyre Riniring ditën e parë të Nëntorit që të përfitojnë nga orët apo sms-të falas. “Eagle Mobile” garanton se jo vetëm me tarifat e veçanta që ofron për abonentët, do të vazhdojë me fushata të reja surprizuese punën e saj përballë opinionit shqiptar.

Tarifa më e re e “Eagle Mobile” Riniring, vazhdon t’u sjellë abonentëve avantazhe dhe surpriza të bukura. Riniring, duke ofruar tarifa shumë të përshtatshme si 1 lek për 1 sms dhe 3 lekë për 1 minutë, gjatë fushatës së muajit Shtator u dha mundësinë dhe kënaqësinë 1000 shqiptarëve të ndiqnin drejtpërdrejt koncertin e divës së popit Madona në Budva të Malit të Zi.
(a.s/Balkanweb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›