E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miliband kërkon ligje të reja për pronarët e medieve

Nga Express më 17 korrik 2011 në ora 17:30

Lideri i laburistëve në Britani, Ed Miliband, ka bërë thirrje për ligje të reja për sa i përket pronësisë mbi mediat, për të kufizuar përqendrimin “e rrezikshëm” të pushtetit në duart e Rupert Murdoch.

“Zoti Murdoch kishte një gjendje marketingu jo të shëndetshme, që çoi në abuzimin me anë të pushtetit”, ka deklaruar Miliband për “The Observer”.

Apeli vjen në një kohë kur kompania e Murdoch, News International, vendosi një seri të dytë njoftimesh në gazetat kombëtare, duke deklaruar se si mendon t’i zgjidhë problemet.

Kompania në fjalë mbylli të dielën e kaluar gazetën “News of the Wolrd”, për shkak të përfshirjes në skandalin e përgjimeve telefonike.

Megjithatë, “The Sun”, “The Times”, “The Sunday Times” dhe 39 për qind e aksioneve të transmetuesit satelitor BSkyB mbeten nën kontrollin e News Corporation.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›