E Shtunë, 31 Tetor 2026

Athinë, mijëra të burgosur në grevë urie

ATHINE- Mijëra të burgosur grekë janë në grevë urie kundër kushteve të vështira në të cilat detyrohen të jetojnë. Protesta e cila është shtrirë në 8 burgje pritet të zgjerohet dhe më tepër.

Sipas burimeve zyrtare, greva zhvillohet në burgjet Santa Stefano në Patrasso, në Koridallos të Athinës dhe në burgun e Janinës. Por, sipas shoqatës për të mbrojtur të drejtat e të burgosurve greva e urisë është shtrirë edhe në institutet e dënimit në Malandrino, 200 km në veriperëndim të Athinës, në burgun e femrave në Tebe, Grevena, në veri të Athinës, Domokos, në Greqinë qëndrore, dhe në burgun e të rinjve Volos.

Protesta fillimisht nisi në burgun e Patras ku mbi 600 të burgosur, nga 700 që janë gjithsej, prej ditësh protesojnë kundër mbipopullimit të burgut, kushtet sanitare dhe të ushqimit si dhe regjimin e kontakteve me personat jashtë.

Protesta përkon me një vjetorin e grevës së madhe të urisë që zhvillua nëntorin e kaluar dhe në të cilën morën pjesë 6000 të burgosur. Njëri prej të burgosurve gjeti vdekjen.

Sipas Organizatës për mbrojtjen e të drejtave të të burgosurve, qeveria e Karamanlis nuk ka mbajtur asnjë premtim, përkundrazi kushtet në burgje janë përkeqësuar.
(s.g/ANSA/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›