E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, nis puna në portin e Pireut, punëtorët ndërpresin grevën

ATHINE- Punëtorët e portit të Pireut kanë ndërprerë sot protestat të cilat kishin paralizuar punën për 4 javë, portin më të madh në Greqi.

Punëtorët ishin kundër kalimit të menaxhimit të gjithë portit një ndërrmarrjeje kineze. Ata kanë vendosur të ndërpresin protestën pasi një gjykatë shpalli të paligjshme protestën e tyre.

Sindikata e portit Omyle, pas një takimi që u zhvillua gjatë natës së mbrëmshme shpërndau një komunikatë ku informonte se 1500 punonjësit e portit do të kthehen në punë, ndërsa do të vazhdonin negociatat për të garantuar të drejtat e tyre pas privatizimit nga sipërmarrësit kineze.

Në vendimin e marrë dje paradite gjykata e cilësoi të “pajustifikueshme” grevën, dhe si e paligjshme kishte urdhëruar fillimin e punës duke kërcënuar me arrestime dhe sanksione të rënda ekonomike për cdo punonjës që nuk zbatonte urdhrin.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›