Trapatoni sfidon Francën: Futbolli s’është teatër
Xhovani Trapatoni nuk pranon të dorëzojë “armët” para ndeshjes që Irlanda do luajë me Francën, që do të përcaktojë se cila nga dy skuadrat do shkojë në Botëror. Në Irlandë e quajnë këtë sfidë si më të madhen në histori, teksa përballë do të jenë lojtarë si Anelka, Henri apo Benzema. “Nuk kam aspak frikë nga kjo skuadër, - tha Trapatoni. – I njoh cilësitë e lojtarëve francezë, por lojtarë tanë luajnë kundër Arsenalit, Mançesterit. Franca zuri vendin e parë në grip, njësoj si ne, por mos harroni se ne ishim një nga 5 skuadrat që nuk pësuan asnjë humbje në fazën eleminatore. Irlanda ka disa futbollistë krijues në ekip, mbase Franca ka shumë se ne. Por, futbolli është konkret. Futbolli s’është teatër, si La Scala apo Madison Square Garden. Futbolli është topi, fusha, kundërshtari dhe mentaliteti, ky është. Rezultatet janë rezultate, një shfaqje është një shfaqje dhe rezultatet janë ndryshe nga një shfaqje”, deklaroi tekniku i famshëm italian, që drejton përfaqësuesen irlandeze.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)