Kazinotë, Berisha-Bodes: Të amendohet ligji
TIRANE- Personi ndaj të cilit familjarët paraqesin ankesa se shpenzojnë të gjitha rrogat dhe të ardhurat e tyre në lojërat e fatit nuk do të lejohet që të luajnë më në kazino. Angazhimi është marrë dje nga kryeministri Sali Berisha. Përmes një njoftimi në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, zyra e shtypit pranë kreut të qeverisë bëri të ditur se, “kryeministri Berisha ka marrë një numër të madh shqetësimesh nga familjarë, bashkëshortë të personave, të cilët shpenzojnë të gjitha rrogat dhe të ardhurat e tyre në lojërat e fatit dhe në kazino, duke krijuar kështu drama të vërteta familjare.
Kryeministri Berisha thekson se në përputhje me standardet e vendeve te tjera, ligji shqiptar parashikon që personi ndaj të cilit paraqesin ankesa familjarët për këtë problem nuk duhet të lejohet që të luajë më në lojërat e fatit dhe në kazino. Por, nga ana tjetër ligji nuk është i qartë në sanksionet që duhet të merren ndaj biznesmenëve dhe menaxherëve të kësaj kategorie të biznesit, të cilët vazhdojnë të lejojnë që personat ndaj të cilëve janë paraqitur ankesa të luajnë dhe të shpenzojnë paratë e tyre”, - thuhet në këtë njoftim.
Brenda të njëjtit argument, zyra e shtypit pranë shefit të qeverisë sqaron se, “kryeministri Berisha i kërkoi ministrit të Financave, zotit Ridvan Bode që të amendohet ligji me shpejtësi dhe duke përcaktuar masat më të rrepta ndaj shkelësve të ligjit, pra ndaj pronarëve dhe menaxherëve të lojërave të fatit dhe kazinove që lejojnë në kundërshtim me ligjin, që personat e paditur në polici apo në institucionet e tjera përkatëse të vazhdojnë të luajnë duke thelluar kështu konfliktin e tyre familjar”, - përfundon njoftimi për shtyp i publikuar rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme.
(s.g/BalkanWeb)