Universiteti Bujqësor, studentët bllokojnë mësimin
TIRANE- Përshkallëzohet greva e studentëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës
Mbi 300 studentë kanë bllokuar hyrjen dhe nuk lejojnë që studentë apo pedagogë të hyjnë në universitet për të nisur normalisht procesin mësimor. Studentët e Agrobiznesit kanë bojkotuar mësimin dhe deklarojnë se nuk kanë marrë ende asnjë përgjigje nga rektorati mbi kërkesat e tyre.
Ndërkohë gjendja e 15 shokëve të tyre të futur në grevë urie sa vjen e rëndohet. Sot është dita e tetë e grevës së studentëve të fakultetit të Ekonomi-Agrobiznesit dhe të rinjtë janë të vendosur në kërkesën për Diplomën e Nivelit të Dytë, pavarësisht mesatares.Protesta përkrahet dhe nga prindërit e të rinjve.
Studentët e grevës së urisë nuk kanë mesataren e kërkuar nga fakulteti, e cila duhet të jetë mbi 7, ndërkohë që në bazë të sistemit të Bolonjës, ata kanë plotësuar kuotën e 180 krediteve për të ndjekur ciklin dyvjeçar. Por, këta studentë nuk i pengon vetëm mesatarja e ulët, por edhe kuotat e pakta që janë dhënë për ciklin e dytë të studimeve.
Dhe pse ka kaluar një javë, atyre nuk iu është dhënë një zgjidhje nga strukturat drejtuese të universitetit. Madje, rektori nuk ka pranuar asnjë negocim me ta, ndërkohë që nëpërmjet zv/dekanit të fakultetit Ekonomik iu ka çuar një vendim, ku propozon kuota të reja, por jo për ciklin dyvjeçar që kërkojnë studentët për të marrë një diplomë të nivelit të dytë, por për mastera të nivelit të parë, të cilat zgjatin një vit.
(vazhdon)