Athine, papunësia në nivelet më të larta që nga 2005
ATHINë- Papunësia në Greqi është në nivelin më të lartë që viti 2005, njoftoi dje Shërbimi Statistikor Kombëtar grek. Sipas të dhënave të këtij shërbimi, në nëntorin e vitit të kaluar në vend është regjistruar një papunësi prej 10,6 për qind, në krahasim me 7,8 për qind në të njëjtën periudhë të vitit paraprak. Niveli i papunësisë është veçanërisht i lartë tek personat e moshës 18-25 vjeç. Ky nivel arrin në 27,8 për qind. Analistët ekonomikë rritjen e papunësisë e sqarojnë me pasigurinë në vend pas zgjedhjeve paralamentare në tetor të vitit të kaluar dhe me krizën finaciare, që solli bllokimin e investimeve në sektorin privat dhe atë shtetëror.(atsh/BalkanWeb).