Kosova, përplas ministrin serb e shqiptar në Itali
VERONA- Ministri serb i Tregtisë Slobodan Milosavljević braktis takimin e Forumit Ekonomik të Veronës në shenjë proteste pasi ministri shqiptar Dritan Prifti ka cilësuar Kosovën si shtet tërheqës për investitorët e huaj.Mediat serbe bëjnë të ditur se Ministri serb i Tregtisë Slobodan Milosavljević ka ndërprerë fjalimin e Dritan Priftit dhe ka kërkuar të lexohej një deklaratë zyrtare në të cilën kërkohej të reskeptohej rezoluta 1244 e OKB-së. “Ministri i Ekonomisë dhe Financave të Shqipërisë Dritan Prifti krahasoi disa herë Shqipërinë dhe shtetin e vetëshpallur Kosovën si vende tërheqës për investitorët e huaj. Unë ndërpreva konferencën dhe paraqita një protestë të fortë “-citohet ministri serb i Tregtisë nga mediat serbe. Milosavljevic ka shpjeguar protestën e tij pasi “po flitej për të ashtuquajturin shtet të Kosovës, i cili nuk ekziston në asnjë ligj ndërkombëtar.”Duke cituar Milosavljevic, mediat serbe, shkruajnë sot se ministri italian i Zhvillimit Ekonomik i ka kërkuar falje zyrtare duke e cilësuar “gabim organizativ” dhe në takimin që kanë zhvilluar së bashku kanë konfirmuar se do të vazhdojnë projektet në interes të biznesit italian dhe serb.(s.g/balkanWeb)