E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skenaret ogurzeza të enverizmit për të “sekuestruar” vizat e shqiptarëve

Në këto vigjilje bisedimesh në tryezën e presidentit Topi, çuditërisht po hidhen teza të ndryshme dhe të reja për të rikthyer opozitën në parlament. Një prej këtyre tezave, me absurdja, që po përcillet në eter është “kërkesë-nevoja” për zgjedhje të parakohshme. Edhe absurdi ka simpatizantët e vet në Shqipëri. Lumturisht nuk ka ardhur akoma koha për të bërë gallatë me votën dhe paratë e taksapaguesve shqiptarë. Të kuptohemi jo se zgjedhjet e parakohshme nuk janë një zgjidhje praktike dhe drastike e “ngërçeve” të fryra artificialisht nga PS në vend; por sepse ato në këtë moment janë të panevojshme, madje të dëmshme për momentin historik që Shqipëria do të këtë brenda 2010. Liberalizimi i vizave që është premtuar nga qeveria e djathtë tash sa kohë, pritet të ketë një epilog të mirë në 6-mujorin e parë të këtij viti. Shqipëria nuk mund t’i lejojë vetës aventura sa herë ka “ngërçe” politike (terminologji e përdoruar nga ambasadori i SHBA Uithers). Mbi të gjitha kur është nevoja për një seriozitet dhe rigorozitet në plotësimin e standardeve teknike të pyetësorit, pasi ato politike Shqipëria ka kaluar 20 vjet pa i plotësuar. Afërmendsh pastaj po të kishim zgjedhje të parakohshme do të thoshte një frenim i mëtejshëm i liberalizimit të vizave. Të gjithë e dinë se shpresa e madhe e shqiptareve është liberalizimi i vizave. Dhe gjykoj se të nxjerrësh skenarë kundër kësaj aspirate do të thotë t’i bësh atentat lirisë. Sepse është e qartë si kristali se asnjë Komunitet ndërkombëtar nuk të pranon në gjirin e vet po nuk pate një qeveri të qëndrueshme, një situatë sociale brenda normaliteti, etj. Ndërkohë si gjithmonë të majtët kanë klasifikimin e kërkesave absurde; por kësaj radhe sikur ia faturojnë “propozimin” opinionit publik nëpërmjet medieve ndërkombëtarëve. Propozimi për një zgjedhje drastike do të vinte nga ndërkombëtarët nëse dështon tryeza e presidentit Topi, për të rikthyer opozitën në odën e demokracisë. Bllofi i PS duke folur në emër të ndërkombëtarëve dëften kurthet e vogla të ngritura ad-hoc për të dobësuar pozicionin e maxhorancës në bisedime. Kësisoj të gjithë këto teza e kanë një pronar dhe sponsorizohen pa ndonjë të keq në medie pranë lidershipit socialist. Mirëpo problemi i personal i Krye-socialistit për “hapjen e kutive” - sepse nuk pranon kurrsesi humbjen - po bëhet problemi më i pazgjidhshëm e më i padurueshëm për shqiptarët, anekënd vendit. Assesi është e qartë se opozita me politikën e “bojkotit” nuk po dëmton integrimit e vendin në BE ç’është më e rëndësishmja; por në këtë gjetje kamikaze krijon ndasi brenda organizimit të saj. Sepse  po de-faktorizohet si organizim politik duke mos përfaqësuar votën e socialistëve, dhe po ripërkufizon  veten me një tip opozite rruge që më shumë i ngjan OJQ-ve. Nevoja e tij për të plotësuar egoizëm po destabilizon demokracinë shqiptare. Nuk është se kemi skenarë apokaliptike, por gjithsesi mosqenia e opozitës në parlament është frenues për quoruum-in që ka nevojë politika në disa momente....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›