Shëngjin, lëkundje të lehta tërmeti, s'ka dëme
TIRANE- Lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë sot në mëngjes në afërsi të Shëngjinit, në qytetin e Lezhës. Instituti Sizmiologjik thotë se tërmeti ka pasur një magnitudë prej 3.7 të shkallës Rihter. Epiqendra e tërmetit ka qenë 2 km në verilindje të Shëngjinit dhe 33 km në lindje të Tiranës. Mësohet se lëkundje të lehta janë ndjerë dhe në Tiranë, Lezhë, Bulqizë dhe në zonat përreth. Nga tërmeti nuk ka pasur dëme materiale as dhe të lënduar.(s.g/BalkanWeb)