Athinë, përleshje mes policisë dhe protestuesve
ATHINE - Incidente të rënda dhe përleshje mes policisë dhe protestuesve, kanë ndodhur edhe në protestën e sotme të organizuar nga Bashkimi i Sindikatave dhe lëvizja PAME në qendër të Athinës, kundër masave financiare.
Pas grumbullimit masiv të protestuesve sindikalistë, dhe pas disa incidenteve të ndodhura, në skenë kanë dalë persona të maskuar, të cilët kanë provokuar policinë duke hedhur në drejtim të saj gurë, shkopinj dhe kokteile “Molotov”, ndërsa policia i ka shpërndarë duke përdorur gaz lotsjellës. Protesuesit kanë shkulur madje edhe pllakat e mermerta, për të qëlluar në drejtim të forcave policore.
Një person mësohet se është lënduar gjatë protestës, ndërkohë që pas rreth 3 orësh masa më e madhe e protestuesve është larguar, ndërsa shumë rrugë pranë qendrës së kryeqytetit grek janë bllokuar.
Protesta kundër paketës së masave antikrizë pati edhe në Selanik.
Një tjetër tubim proteste është njoftuar se do të zhvillohet nesër në mëngjes në ora 11:00 dhe një grumbullim më i madh është paralajmëruar për në orën 17:00 të ditës së diel, ditë kur parlamenti duht të votojë Memorandumin e masave.
Ndërkohë Greqia është paralizuar nga një grevë 48 orëshe e sektorit publik dhe privat, në përgjigje të masave të ashpra financiare të miratuara nga udhëheqësit politikë grekë, të cilat pritet të votohen në Parlament.