E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mirditë, banorët e bllokuar në Lajthizë: Hamë bukë e kripë

MIRDITË- Situatë problematike në fshatin Lajthizë në Mirditë, ku trashësia e dëborës arrin 2 metër e 30 cm, ndërsa prej dy javësh mungon energjia elektrike dhe banorët apelojnë për ndihma ushqimore.

Këto fakte bëhen me dije nga një banor i këtij fshati, Bardhok Deda, i cili kërkoi ndihmë në News 24.

“Kemi 20 ditë pa energji elektrike, ne hamë bukë e kripë se ushqimet e tjera në kanë mbaruar, nuk ka asnjë mjet borëpastrues në zonë, jemi të bllokuar brenda banesave”, shprehet ky banor.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›