Rama: Krimi në Shqipëri, alarmant, programi ynë instrument ndryshimi
TIRANE- PS mblodhi sot tryezën e programit për rendin dhe sigurinë publike. Rama deklaron gjatë kësaj mbledhje se krimi është kthyer në mankth për shqiptarët.
“Vrasjet, shpërthimet me eksploziv, vjedhjet e pasurisë së shqiptarëve janë kthyer në lajme që nuk përbëjnë më asnjë lajm duke thyer çdo ekuilibër të luftës ndaj krimit. Pas tyre qendron një shoqëri e kërcënuar”, tha Rama.
Rama deklaroi më tej se shteti e ka humbur betejën në luftën ndaj krimit, ndërkohë që shtoi se programi i PS, “Rilindja Kombëtare”, ka instrumente për ta ndryshuar këtë gjendje.
“Qeveria me vendimmarrjen e vetë të errët me sulmet barbare ndaj prokurorisë që nuk kanë reshtur 6 vjet më radhë dhe me gradimin e pinjollëve të krimit në postet e policisë nuk ka bërë gjë tjetër vecëse e ka inkurajuar krimin. Policia është zyrë punësimi për shërbëtoret e partisë në pushtet”, - tha Rama më tej.
“Sjellja antiligjore e qeverisë e bën krimin më të fortë, më të suksesshëm”, tha Rama më tej.
(ma.ar/BalkanWeb)