Kreshnik Spahiu jep dorëheqjen, Alibeaj: Kallëzim penal ndaj tij
TIRANE- Nënkryetari i KLD, Kreshnik Spahiu në një deklaratë për mediat të dhënë sot rreth orës 09:40, njoftoi dorëheqjen e tij nga posti i nënkryetarit të LKD-së. Shkak për këtë sipas Spahiut, janë presionet e vazhdueshme të pushtetit, që sic tha ai, kanë nisur që në vitin 2008.
"Jam sot para jush për të deklaruar se jo më larg se 3 vjet e gjysmë më parë, në korrik 2008 nisi udhën një konflikt i qeverisë me KLD. Prej 3 vitesh u bllokua reforma në drejtësi".
Spahiu deklaroi më tej se, kjo cështje do të hetohet nga Gjykata Kushtetuese dhe se vetë ai, largohet nga detyra për t’i hapur rrugë një vendimi të paanshëm.
"Sot ashtu sic kisha paralajmëruar vendosa t’i drejtohem Gjykatës Kushtetuese si i vetmi arbitër i cili mund të zgjidhë konfliktin midis dy pushteteve, për t’i thënë stop veprimtarisë antikushtetuese për të marrë kompetencat e institucioneve të pavarura. Për këtë arsye është e nevojshme që të ketë një vendim të paanshëm, marr vendimin të largohem nga detyra. Edhe për një arsye më shumë, sepse kjo nuk është një luftë personale dhe marr vendimin publik se edhe sikur Gjykata Kushtetuese të pranoj kërkesën time, nuk do kthehem më në këtë detyrë”, tha Spahiu.
Alibeaj: Kallëzim penal Kreshnik Spahiut
Po sot është mbledhur edhe komisioni hetimor për Kreshnik Spahiun, ku është deklaruar se ky i fundit ka shpërdoruar detyrën si nënkryetar i KLD-së.
Sipas kryetarit të komisionit hetimor Enkelejd Alibeaj, është shkelur neni 17 i komisionit hetimor, pasi “Spahiu nuk solli provat shkencore”, cka sic tha ai e detyron këtë komision të ngrejë një kallëzim penal.
“Spahiu ka shpërdoruar detyrën, s’ka respektuar kuvendin”, ka deklaruar Alibeaj.
Lidhur me dorëheqjen e Kreshnik Spahiut nga posti i nënkryetarit të KLD-së, e bërë publike po sot nga vetë Spahiu, Alibeaj tha se “Kjo s’ka asnjë efekt juridik në punën e komisionit. Nuk kam asnjë koment në aspektin juridik”.
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Kreshnik Spahiu jep dorëheqjen