E Diel, 1 Nëntor 2026

Punësimi, Sequi: Të ofrojmë mundësi të barbarta për të gjithë

TIRANË - Projekti me vlerën 3 milionë euro i Bashkimit Europian për nxitjen punësimit dhe krijimit të një tregu pune të balancuar dhe të pa diskriminuar në vendin tonë, u prezantua sot në Tiranë.

Gjatë një aktiviteti të organizuar sot në kryeqytet, nga Bashkimi Europian, Ministria e Punës Çështjeve Sociale dhe Shanceve të Barabarta dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës Ettore Sequi, Ambasadori i Bashkimit Europian së bashku me përfaqësues të MPÇSSHB dhe MASH, prezantuan projetin e Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) 2010, për “Zhillimin e burimeve njerëzore”, që do të fokusohet në ngritjen e kapaciteteve të Inspektoriatit Shtetëror te Punës dhe informatizimit të tregur të punës, duke ofruar për vendin tonë treg punë të shëndetshëm dhe të barabartë për të gjthë.

Sipas Ambasadorit të BE, Ettore Sequi, Shqipëria në krahasim me vendet e Bashkimit Europian ka një nivel të lartë të papunësisë.

Ai theksoi se "qëllimi i këtij projekti është pikërisht plotësimi i këtij boshllëku, duke krijuar një baze solide, si në legjislacion ashtu edhe në infrastrukturën e institucioneve bazë".

Sequi nënvizoi se taksapaguesëve europianëë do t’i kushtoi ky projekt 3 milionë euro, me qëllim që tregu i punës në Shqipëri të jetë i ngjashëm me atë të Bashkimit Europian pasi, sipas Ambasadorit të BE, “Bashkimi Europian ka në thelb të saj barazinë dhe pikërisht me anë të këtij programi synojmë që të gjithëve ti japim shance të barabarta”.

Implementimi i këtij programi tha më tej Sequi, "do të thotë të përmirësohet lidhja ndërmjet segmenteve të ndryshëm të zinxhirit të tregut të punës, duke ndërhyrë me trajnime dhe programe të caktuara në arsim dhe në fusha të tjera që interferojnë drejt për së drejti në tregun e punës".

Ambasadori i BE në mbyllje të fjalës së tij tha se zhvillimi i burimeve njerëzore do të thotë një shoqëri më fleksibël dhe e transformueshme.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›