Ibra godet Storarin, polemika pas Milan-Juve
ITALI- Milan-Juventus ka dhuruar polemika të jashtëzakonshme, pas akuzave të bëra nga Xhorxhio Kielini, se Zllatan Ibrahimoviç goditi me shpullë portierin bardhezi, Storarin. Mbrojtësi i Juves doli në një konferencë shtypi pas ndeshjes, duke lëshuar një akuzë të tillë dhe duke kërkuar në njëfarë mënyre, përdorimin e pamjeve filmike.
Pas kësaj ka plasur menjëherë një valë e gjerë polemikash. "Kielini duhet t'i evitojë këto, - deklaroi kapiteni i Milanit, Masimo Ambrozini. - Janë gjëra antipatike. Nëse Ibra e ka bërë atë gjest, duhet të paguajë, por të shkosh të bësh spiunin përpara mediave dhe të thuash gjëra të tilla, nuk shkon", shtoi ai. Vetë portieri Storari, i pyetur nëse është goditur me shpullë, ka thënë se "nuk e ka mendjen te ajo që ndodhi mes tij e Ibrës".
Ndërsa portieri i Milanit Marko Amelia, ka dashur të thotë fjalën e tij. "Kam parë njerëz që diskutonin në lidhje me një shpullë të Ibrahimoviç ndaj Storarit. E rikrijova skenën në kokë dhe mund t'ju them se Ibra vetëm sa i drejtoi gishtin, duke i thënë që nuk bëri mirë që i tha arbitrit nuk e preka topin, në rastin e një goditje këndi, ndërsa në fund e pranoi këtë. E preku me gisht në faqe, por nga kjo nisi një rrëmujë e madhe, që erdhi pas reagimit foshnjarak të Juventusit", tha Amelia.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)