E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas kompromisit nis shqyrtimi i ligjeve qe duan 3/5-at e votave

Një ditë pas kompromisit në konferencën e kryetarëve, socialistët janë përfaqësuar me qëndrime të ndryshme në dy komisionet parlamentare, kur tek veprimtaria prodhuese dhanë konsensus për ndryshimet në kodin detar, ajror dhe hekurudhor, kalimi i të cilave në seancë plenare kërkon të paktën 84 vota.

Por jo kaq produktiv ishte Komisioni Parlamentar i Ligjeve, i cili nuk arriti të çonte deri në proces votimi ndryshimet në kodin rrugor, ndonëse para disa javësh socialistët ngritën dorën, pasi mazhoranca mori parasysh amendamentet e tyre.

Kjo për shkak të ndërhyrjeve të nënkryetarit socialist të Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafa, me të cilat la të kuptohej se i duhej më tepër kohë për t’u përshtatur me lajmin që prodhoi marrëveshja e arritur të hënën në konferencën e kryetarëve, e cila në fakt në thelb nuk mori parasysh propozimet dhe kalendarin e depozituar me firmën e tij në komisionin e Ligjeve.

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Rusmali uroi që ky qëndrim i Xhafës të mos ishte një përpjekje për të dështuar marrëveshjen e arritur në provën e saj të parë, pasi deklaratat e Xhafës u lexuan nga Rusmali, kontradiktore me ato të Gramoz Ruçit një ditë më parë.

Ndryshimi në kodin rrugor ashtu si dhe ndryshimet ne tre kodet e tjera që u miratuan neë komisionin e veprimtarive prodhuese kanë ardhur në Kuvend vetëm për të përshtatur terminologjinë e tyre me ligjin e ri për licencat dhe lejet.

Amendamenti Gjiknuri për liberalizimin e tregut të autoshkollave i propozuar dhe miratuar gjatë kalimit të parë në komision, pa u kufizuar në hapësirë gjeografike, u pranua dhe nga ministria e ekonomisë në këtë rishqyrtim të radhës.

Shqyrtimi i kodit rrugor vijoi normalisht me pyetjet e deputeteve për përfaqësuesit e ekzekutivit, por komisioni nuk mbërriti në momentin e votimit.

Me mirëkuptim u vendos qe shqyrtimi i tij të vijonte të hënën, dhe kjo sipas Rusmalit nuk do të thotë aspak se konsensusi u prish pa u mbushur as 24 orë

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›