Athinë, sulmohet kryetari i bashkisë Jorgo Kaminis
Kryebashkiaku i Athinës, Jorgo Kaminis njoftoi se mbrëmë është bërë viktimë e një sulmi fizik nga disa persona, të cilët gjithashtu i shkatërruan makinën e tij.
Ne videon e transmetuar në televizionin Ant1, duket qartë zoti Kaminis, i cili i largohet sulmit, ndërsa rojet e tij përpiqen ta mbrojnë.
Ndërsa ai largohej me vrap për të hipur në motocikletën e rojeve, disa persona e sulmojnë me shishe dhe përpiqen ta ndalin. Kryebashkiaku i Athinës me ndihmën e rojeve të tij, arrin të hipë dhe të largohet me motoçikletë.
Vetë Jorgo Kaminis akuzoi kreun e federatës panhelenike të punëtorëve si frymëzues për këtë akt dhune, ndërsa ky i fundit tha se Federata e punëtorëve e dënon këtë sulm fashist, që mund të jetë provokim i të djathtëve Ektresmistë dhe Agimit të Artë.
(Balkanweb)
Lidhje te tjera VIDEO - Momenti i sulmit mbi kryebashkiakun e Athinës