Thaci: Bashkepunim per zhvillimin e ekonomise
Kryeministri i Republikes se Kosoves, Hashim Thaci, priti dje ne nje takim nje delegacion te shtetit amerikan te Iowa-s, te kryesuar nga Guvernatorin i shtetit, Terry Branstad. Teme kryesore e takimit ishin zhvillimet aktuale politike ne Kosove dhe rajon, si dhe thellimi i bashkepunimit ne mes Qeverise se Republikes se Kosoves dhe shtetit te Iowa-s. Kryeministri Thaci shprehu kenaqesine qe po takohet serish me Guvernatorin e shtetit te Iowa-s, Terry Branstad, me te cilin eshte takuar edhe gjate vizites qe kryeministri zhvilloi kohe me pare ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Me kete rast, Kryeministri Thaci edhe njehere e falenderoi Branstad per mikpritjen institucionale, qe i eshte bere delegacionit te Republikes se Kosoves gjate vizites ne shtetin e Iowa-s. Kosova eshte vend me fat qe ka nje shtet mik sic jane Shtetet e Bashkuara te Amerikes, tha mes tjerash Kryeministri Thaci, duke vleresuar lart kontributin e shtetit te Iowa-s per Kosoven, vecanerisht duke mbeshtetur Forcen e Sigurise se Kosoves. “Partneriteti mes Kosoves dhe shtetit e Iowa-s, eshte dhe do te vazhdoje te jete shembull i mire i marredhenieve te qendrueshme qe ka ndertuar Kosova me Shtetet e Bashkuara te Amerikes”, - tha Kryeministri Thaci. Kryeministri Thaci falenderoi z.Branstad per nenshkrimin e marreveshjes se partneritetit per binjakezimin e shtetit te Iowa-s dhe Kosoves. “Ky hap do te hape rrugen qe pervec partneritetit shteteror ndermjet Forces se Sigurise te Kosoves dhe Gardes Kombetare te Iowa-s, te thellojme bashkepunimin edhe ne zhvillimin e sektoreve te tjere, sikur ai i arsimit, bujqesise, tregtise, zhvillimit ekonomik”,- tha Thaci. Nga ana e tij, Guvernatori i shtetit te Iowa-s, Terry Branstad e siguroi Kryeministrin Thaci se shteti i Iowa-s do te vazhdoje te mbeshtese shtetin dhe popullin te Kosoves edhe ne te ardhmen. Gurvernatori Branstad gjate takimit me Kryeministrin Thaci shprehu gatishmerine dhe vullnetin e institucioneve te shtetit te Iowa-s per thellimin e bashkepunimit me institucionet e Kosoves ne te gjitha sferat e interesit te perbashket. Thaci u shpreh se Kosova ka hyre ne vitin e gjashte te shtetesise se saj me institucione te konsoliduara demokratike, me reformat e gjithanshme qe jane bere dhe po behen ne politike, ekonomi dhe legjislacion, si dhe me perkushtimin e plote institucional dhe politik per fuqizimin e sundimit te rendit dhe ligjit ne tere territorin e Kosoves, theksoi Kryeministri Thaci. “Permes reformave qe jane ndermarre dhe qe po vazhdojne te ndermerren, Kosova ka shenuar progres te theksuar edhe ne ekonomi, duke krijuar keshtu nje klime te favorshme per investime nderkombetare”,- tha Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci.
Sot takimi i radhes Thaci-Dacic
Sot ne Bruksel mbahet edhe nje takim ndermjet kryeministrave te Kosoves dhe Serbise, perkatesisht Hashim Thaci dhe Ivica Dacic, ku pritet te diskutohet per zbatimin e marreveshjes per normalizim ndermjet dy vendeve, per te cilen u arrit pajtueshmeri ne muajin Prill te ketij viti. Takimi mbahet ne periudhen kur ne Prishtine qeveria e Kosoves po ballafaqohet me veshtiresi ne miratimin e projektligjit per amnistine, i cili buron nga marreveshja per normalizim. Nga ana tjeter, duke u shprehur per themelimin e nje te ashtuquajturi “kuvend” te serbeve ne pjesen veriore te Kosoves, kryeministri i Serbise, Ivica Dacic, ka theksuar se ai “nuk shkon ne favor as te Serbise e as te popullit serb ne Kosove”. Takimi Thaci – Dacic mbahet me ndermjetesimin e perfaqesueses se larte te Bashkimit Evropian per politike te jashtme dhe siguri, Catherine Ashton. Takimi ndermjet dy kryeministrave do te jete i 13-ti me radhe.