Basha: Bashkimi i demokrateve, garanci per fitoren e ardhshme

Kandidati per kryetar te Partise Demokratike, Lulzim Basha prezantoi dje programin per drejtimin e partise ne qytetin e Gjirokastres. Gjate fjales se tij, Basha eshte ndalur ne projektin qe ka per fuqizimin e Partise Demokratike. Ai tha se bashkimi i demokrateve eshte garancia me e mire e PD per te synuar fitoren e radhes. “Ne pervojen time si kandidat per deputet, si koordinator per qarkun e trete me te madh te Shqiperise per vitin 2009, si kandidati per kryetarin e Bashkise se Tiranes qe garoi dhe mundi ish-shefin e opozites dhe do ta mundim serish se bashku ka nje dhe vetem nje sekret, mobilizimi total i potencialit tone, potenciali yne i mobilizuar i teri, nga anetari me i vjeter historik deri tek anetari me i ri i Partise Demokratike, i motivuar”,- tha Basha. Ai shtoi se elektorati i PD eshte nje force qe e kane zili kundershtare politike. “Eshte nje force e pathyeshme njerezore, eshte forca ku ne do te mbeshtetemi per fitoren tone te ardhshme, por qe ta bejme kete duhet te kthejme koken se cfare nuk kemi bere mire, te bejme ate qe s’e kemi bere mire dhe te perfitojme nga pervojat me te mira moderne te partive evropiane, per te ndertuar instrumentin fitues te fushates se ardhshme elektorale dhe kjo nis me perfshirjen dhe degjimin e cdo anetari dhe militanti te Partise Demokratike dhe kete mund ta kishim bere me mire, mund ta kishim bere shume me mire”, - u shpreh Basha. Kandidati per kreun e PD-se u shpreh se opozita e kesaj partie do te kete ne krah mazhorancen e qytetareve shqiptare. “Menjehere dhe paralel me procesin e marrjes se pergjegjesive tona, e analizes tone, e gjitheperfshirjes se cdo anetari te PD ne luften opozitare dhe perpjekjen tone per ringritje dhe fitore, ne duhet te nisim nje front te gjere bashkepunimi me cdo qytetar shqiptar qe e ndjen sot dhe shume me shume qe do ta ndjejne neser, se ne fakt ne jemi opozita ne krah te mazhorances se qytetareve shqiptare dhe kjo mazhorance shume shpejt do te faktoje se eshte ne opozite te plote me interesin publik dhe kombetar te shqiptareve”,- u shpreh Basha. Ne fjalen e tij, Basha eshte ndalur dhe ne deklaratat e PS-se per largimin nga puna te zyrtareve te administrates. Ai u shpreh se cdo strukture drejtuese e PD dhe grupit parlamentar do te jene ne mbrojtje te cdo punonjesi te administrates se ketij vendi, i cili kercenohet per tu larguar nga vendi i punes, ne menyre te jashte ligjshme. “Çdo anetar i sherbimit civil, te administrates publike, qe preket nga arroganca, abuzivizmi dhe arbitrariteti i mazhorances se ardhshme duhet dhe do te perballet me pikepamjen time, me nje force politike e cila jo vetem ngre zerin, denoncon, evidenton por eshte gati ne cdo moment me mjete juridike, politike dhe te gjithanshme, t’i paraqese faturen financiare ligjore dhe politike per cdo veprim arbitrar ne raport me administraten publike. Dhe ky eshte nje zotim i imi, por eshte po keshtu nje domosdoshmeri e veprimit tone te menjehershem politik”,- u shpreh kandidati per kreun e PD-se, Lulzim Basha.