Kur vjen Ramazani
“Le t’i lutemi Zotit per paqe e meshire ne bote!”
Kur vjen Ramazani, i Madhi Zot na kujton ne Kuran:
“Besimtare! Eshte caktuar per ju agjerimi, sikurse iu caktua atyre para jush, qe te mund te permbaheni. / Jane dite te numeruara; kush nga ju eshte i semure ose ne udhetim, disa dite te tjera. Per ata qe s’mund ta mbajne, si zevendesim, ushqimi i nje te varfri. Kush ben vullnetarisht nje te mire, gjen mire. Te agjeroni eshte me mire per ju sikur ta dinit. / Ramazan eshte muaji kur u zbrit Kurani, drejtim per njerezit, platforme e drejtimit dhe Dalluesi. Kush e deshmon muajin, te agjeroje; cili eshte i semure ose ne udhetim, disa dite te tjera. Zoti do per ju lehtesim, nuk do per ju veshtiresim dhe qe ta plotesoni afatin e te madheroni Zotin sepse Ai ju drejtoi dhe te mund te falenderoni.”
“Te permbaheni”, arabisht: it-teká / veká, do te thote: “te ruheni nga e keqja, te keni frike Zotin, te jeni te devotshem.” Ky eshte edhe qellimi i te permbajturit te vetvetes gjate agjerimit ne ramazan.
Kur vjen Ramazani, i Derguari i Zotit, Muhamedi (Paqja qofte me te!), thote:
“Idhá xháe ramadánu, futihat ebvábul’ xhenne(ti)” (Me te ardhur Ramazani, hapen portat e Parajses.) Ose, me se ploti: “Kur hyn muaji i Ramazanit, hapen portat e qiellit, mbyllen portat e ferrit dhe djajte jane nen pranga.”
Fjalet e Profetit a.s. jane te frymezuara nga Zoti dhe, ketu, ato jane premtim e sihariq per agjeruesit, sikurse jane zhgenjim per djajte, nder xhinet e njerezit, sepse besimtaret ne Ramazan jane me te vendosur e te bashkuar se kurre dhe ata s’mund t’i mashtrojne. Ne Ramazan, portat e ferrit (xhehennemit) mbyllen, pasi Ramazani eshte muaj i bekuar, muaj miresie e faljeje. Prandaj, Muhammedi a.s. i porosit besimtaret me dy thenie mjaft te njohura prej tij: “Kush falet ne Ramazan me besim e vetedije, i falen mekatet e kaluara.” Gjithashtu: “Kush agjeron ne Ramazan me besim e vetedije, i falen mekatet e kaluara.” (Sipas Ebu Hurejres r.a. / Sahih Al Bukhari 2:35,36) Garanci per kete eshte vete i Madhi Zot kur thote ne Kuran: ” Thuaj (o i Derguar): “Robte e Mi (te Zotit), shperdorues te vetvetes! Mos i prisni shpresat nga meshira e Zotit! Zoti i fal mekatet, te gjitha. Ai eshte Falesi, Meshireploti.”
Kur vjen Ramazani, ne nje hadith te shenjte (hadithi kudsi) Profeti yne na meson se Zoti i Madheruar ka thene: “Çdo beme e bijve te Ademit eshte per ta, pervec agjerimit qe eshte per Mua dhe qe Une e shperblej ate.” Ne vazhdim, Profeti a.s. ka thene: “Per agjeruesin ka dy kenaqesi: njera kur cel dhe tjetra, kur do ta takoje Zotin e Vet.” (Sipas Ebu Hurejres r.a.
Dhe, me te vertete, per agjeruesin, gjate kohes qe agjeron e falet, Zoti eshte i pranishem me te. Prandaj, i Madhi Zot, fill pas ajeteve per agjerimin, ne suren Bekare (Kreu 2. Lopa), ajetet 183-185, ka sjelle ajetin 186 me fjalet: “Ne te pyesin robte e Mi per Mua, Une jam afer, i pergjigjem thirrjes se thirresit kur Me therret. Le te Me pergjigjen e te Me besojne qe te mund te udhehiqen drejt.”
Kur vjen Ramazani, agjeruesi frenohet jo vetem nga ushqimi, por edhe nga fjalet, sjelljet dhe praktikat e papelqyera. Per kete, Profeti a.s. ka thene: “Nese dikush nuk permbahet nga fjalet dhe punet e kota, Zoti s’ka nevoje qe ai te permbahet nga te ngrenit dhe te piret.”
Kur vjen Ramazani, e ardhmja e besimtareve, rruga qe ata kane marre, eshte Parajsa. Prandaj, i Madhi Zot, ne kreun 9 (Et-Teube) qe eshte kapitulli historik i ndarjes se plote nga marreveshjet me idhujtaret, thekson: “Zoti ka blere nga besimtaret veten e tyre dhe pasurite e tyre me parajse. Luftojne ne Rrugen e Zotit, vrasin e vriten. Premtim i vertete i Tij ne Teurat, Ungjill e Kuran. Kush e permbush besen vec Zotit? Pergezohuni me shitblerjen qe keni bere! Ky eshte suksesi i madh. Pergezoji besimtaret: te penduarit, adhuruesit, falenderuesit, agjeruesit, ata qe perkulen dhe bien me krye ne toke, qe porositin te miren dhe ndalojne te keqen, qe ruajne kufijte e Zotit.”
Pjesetare ne shperblimin e Zotit nuk jane thjesht ata qe e quajne veten muslimane, porse ata dhe ato, meshkuj e femra, qe plotesojne tiparet e besimit islam: “Muslimaneve e muslimaneve, besimtareve e besimtareve, te bindurve e te bindurave, te sinqerteve e te sinqertave, durimtareve e durimtareve, te perulurve e te perulurave, bamiresve e bamireseve, agjeruesve dhe agjerueseve, te ndershmeve e te ndershmeve, permendesve shume te Zotit dhe permendeseve, Zoti u ka pergatitur falje dhe shperblim te madh.”
Kur vjen Ramazani, besimtaret nuk i shpallin xhihad (lufte te shenjte) njeri-tjetrit, sic bejne per te keqen e vet dhe per te miren e armikut te perbashket sot, porse qendrojne te bashkuar, sepse i Madhi Zot u thote ne Kuran: “Mbahuni se bashku ne terkuzen e Zotit dhe mos u percani! Kujtoni te miren e Zotit tek ishit armiq, jua bashkoi zemrat e u bete, me Miresine e Tij, vellezer. Ishit buze nje gremine te zjarrte dhe ju shpetoi. Keshtu jua sqaron Zoti deshmite e Tij qe te mund te udhehiqeni drejt.”
Ne rast konflikti, Zoti urdheron pajtim e paqe: “Kur dy grupe besimtaresh luftojne mes tyre, pajtojini dhe, nese njeri ben agresion, luftojeni agresorin derisa t’i nenshtrohet urdhrit te Zotit. Po te nenshtrohet, beni paqe me drejtesi. Dhe jini te paanshem sepse Zoti i do te paanshmit. / Besimtaret jane vellezer, pra, beni paqe mes vellezerve tuaj dhe permbajuni Zotit qe te mund te meshiroheni.”
Kur vjen Ramazani, le te kujtojme nje faqe te lavdishme nga triumfi i Profetit (Paqja qofte me te!) ne Meke: “Naten e njezete te Ramazanit, 8 hixhri, rreth dhjete mije besimtare te armatosur zune kodrat e Mekes ne pritje te dites se re. Kur pa zjarret e ndezura, Ebu Sufjani nxitoi te Abbasi, ungji i Muhammedit dhe qe te dy dolen te gjenin Profetin e Shenjte. Abbasi formalisht nuk qe bere musliman, por edhe s’e pati braktisur te nipin. Kur e pane Muhammedin (a.s.), Profetin e Shenjte, Abbasi i tha: “Ebu Sufjani kerkon prej teje nje nder.” Muhammedi iu pergjigj: “Le te qendroje ne shtepi.” Pas tyre, dergoi ne qytet lajmetare qe njerezit te strehoheshin ne shtepine e Ebu Sufjanit ose te mbylleshin ne shtepite e tyre apo te mblidheshin te paarmatosur prane Qabes per te qene te siguruar. Repartet hyne ne Meke nga drejtime te ndryshme. Atje, Bilali, skllavi i dikurshem, i munduar me torturat me te egra per besimin e tij te Zoti, hypi ne muret e Qabes dhe ftoi besimtaret te faleshin. Kur mbaruan, Profeti hyri ne Qabe dhe e pastroi ate nga idhujt e vizatimet. Tek i prekte me tehun e shpates, recitonte fjalet e Kuranit: “Erdhi e verteta dhe u zhduk e paverteta. E paverteta eshte ne zhdukje.” (Kurani 17:81) Nderkohe e tere Meka qe mbledhur prane Qabes. Pas vitesh armiqesie e gjakderdhjeje, mekasit e pyeten Muhammedin se cdo te behej me ta. Ai iu pergjigj me fjalet e Jusufit te vellezerve: “Sot s’ka qortim per ju. Zoti ju falte! Ai eshte Meshiruesi i meshiruesve.” (Kurani 12: 92) Pastaj u ul ne Safa, prane Qabes dhe aty mekasit i dhane besen per Islam.
* Marre nga “Drita Islame”, nga permbledhja e ngjarjeve kryesore ne periudhen e shpalljes se Kuranit: 610-632 e.r. / Kurani i Nderuar/ Shqiperoi: Myfti Salih Ferhat Hoxha / Tirane Korrik 2013