E Diel, 1 Nëntor 2026

Olldashi: Shqiptaret nuk pranojne qe zgjedhjet te jene pazare

Kandidati per postin e Kryetarit te Partise Demokratike, Sokol Olldashi ka zhvilluar dje takime me elektoratin e PD-se ne qytetin e Fierit. Ne takimin e zhvilluar ne formen e bashkebisedimit me strukturat e Partise Demokratike, Olldashi u shpreh se PD-ja duhet te pergatitet per nje opozite te forte. Ai u shpreh se shqiptaret duan nje opozite te force, pasi nuk mund te pranojne qe proceset zgjedhore te jene pazare. “Une jam i bindur qe shumica e shqiptareve nuk do te pranojne qe proceset zgjedhore te jene pazare si ky qe pame kete radhe. Nuk do te pranojne qe ky vend te qeveriset, bazuar mbi teorine e kriminalitetit politik te Edi Rames dhe teorine e korrupsionit te pa kufi te Ilir Metes”,- u shpreh kandidati per kreun e PD-se. Olldashi, gjate bashkebisedimin me strukturat e Partise Demokratike ne Fier, u ndal edhe ne analizen post zgjedhore. Ai u shpreh se eshte e rendesishme qe strukturat e PD te rivitalizohen dhe te zhvillohen me tej duke u pergatitur per betejat e ardhshme elektorale. “Une do te eci me konceptin qe e vetmja shtepi opozitare, i vetmi vend opozitar, e vetmja opozite eshte Partia Demokratike. Dhe ne kete godine, ne kete shtepi qe eshte Partia Demokratike duhet te mblidhen te gjithe ata qe jane te gatshem te bejne opozite”,- u shpreh Olldashi. Ai foli edhe per garen brenda Partise Demokratike, duke theksuar se eshte nje gare vlerash brenda nje force politike dhe jo rivaliteti. Duke shpjeguar para elektoratit arsyet qe e bene te hyne ne gare, Olldashi tha se ai eshte nje politikan qe ka kontribuar ne PD gjate viteve te saj te opozites dhe e njeh mire elektoratin e djathte.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›