E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjenden 2 personat të cilët humbën kontaktin në zonën e plazhit të Shëngjinit

LEZHË- Gjenden dy persona të cilët mëngjesin e sotëm humbën kontaktet në plazhin e Lezhës.

Salla operative e Qendrës Ndërinstitucionale Operacionale Detare është njoftuar se rreth orës 00.03 të ditës së sotme, dy persona me motor uji kanë humbur kontaktin me tokën në zonën e plazhit të Shëngjinit.

Menjëherë është nisur në vend ngjarje anija e gatshme P-01 e Rojes Bregdetare me vend-bazim në Kepin e Palit. Kjo anije, së bashku me mjetin lundrues të Policisë Kufitare, në orën 03.50 bënë të mundur gjetjen dhe transportimin për në breg të dy personave të humbur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›