E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uill dhe Kate festojne pervjetorin e pare

Duka dhe Dukesha e Kembrixhit, Princi Uilliam dhe Katerin, më të njohur si Uill dhe Kejt do të festojnë njëvjetorin e martesës së tyre, në mënyrë shumë private duke pasur parasysh dhe vitin e ngarkuar me prezantime publike. Në evenimentin e saj të parë Gala në qershor të vitit të kaluar, një darkë vjetore bamirësie për fëmijët, kejt mahnitui opinionin public e veshur me një fustan të stilistes britanike Xheni Pakam. Ndërsa në korrik cifti vizitoi Kaliforninë ku u atkuan me yje të Hollivudit në një darkë të Organizuar nga Bafta. Çifti sigurisht që numëron një numër të madh fabsash në të gjithë botën. Periudha e gushtit që parashikohej të ishte I qetë për ciftin, rastisi me një sërë revoltash në shumë qytete britanike. Uilliam dhe Kejt u takuan me një pronar dyqani I të cilit ishte shkatërruar nga vandalët në Birningam. Duke ndjekur gjurmët e princesësh Diana, në shtator ata u takuan me pacientë të sëmurë me kanncer në spitalin mbretëror Marsden, në jug të Anglisë, ku Diana ka bërë dhe nëj nga shfaqjet e saj të para publike. Duke pasur të njëjtën aftësi të komunikimit të nënës së tij Uilliam i bëri të qeshë pacientët e vegjël duke improvizuar nëj kërcim. Në shkurt dhe në mars, Uilliam ndodhej në Folklends si anëtar i forcave ajrore mbretërore, ku ai vazhdoi punën e tij si pilot shpëtimi, ndërkohë që Kejt vazhdoi e vetme dhe me sukses angazhimet e saj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›