E Diel, 1 Nëntor 2026

Ati Sava: Jahjaga hyn në kishë, por jo edhe Marko Jakshiq

Deputeti i Kuvendit të Serbisë nga radhët e DSS-së së Koshtunicës i cili vije nga veriu i Kosovës, duke kritikuar marrëveshjen e Brukselit ka kritikuar edhe klerikët e manastirit të Deçanit duke aluduar në vizitën e presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga në këtë manastir.

“Është evidente që kanë nënshkruar që të hiqet dorë nga gjithçka që është serbe dhe krenaria duke ia dorëzuar çelësat e manastirit te Deçanit, Patrikanës së Pejës dhe një numër të madh të vendeve të shenjta serbe, që të ardhmen do të jenë trashëgimi kulturore e Kosovës”, ka thënë Jakshiq për mediat serbe, transmeton orainfo.

Igumeni i manastirit te Deçanit, Sava Janjiq nuk i ka mbetur borxh Jakshiqit.

“Zonja Jahjaga të paktën ka ardhur në kishë për Pashkë, kurse M. Jakshiq feston 1 majin, kurse në kishë nuk shkon”, ka komentuar Janjiq në profilin e tij në Tëitter, ku si dëshmi ka postuar edhe deklaratën e Jakshiqit./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›