Trafikimi me njerëz, shtatë të arrestuar

Shtatë persona janë arrestuar për trafikim me qenie njerëzore në dy operacione te ndara të Policisë së Kosovës.
“Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në dy operacione policore të ndara qe ka realizuara me dje ka arrestuar shtatë persona të dyshuar me dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale”, ka deklaruar Brahim Sadriu, zyrtar për informim në Policinë e Kosovës.
Në operacionin policor të realizuar në rajonin e Prishtinës pas një pune hetimore janë arrestuar katër persona të dyshuar për të cilët dyshohet se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Trafikim me Qenie Njerëzorë” dhe është identifikuar një viktimë e trafikimit.
Personat e arrestuar janë: D . D e lindur me 1994, femër /shqiptare /kosovare, K. B i lindur me 1952, mashkull /turk /shtetas i Turqisë, Z. A i lindur me 1966, mashkull /shqiptar kosovar dhe I. S i lindur me 1959, mashkull /shqiptar /kosovar.
Si vazhdimësi e hetimeve të me hershme operacioni tjetër policor është realizuar ne rajonin e Mitrovicës me ç’ rast pas hetimeve paraprake janë arrestuar tre persona të dyshuar me dyshimin e bazuar se kane kryer veprën penale të lartcekur dhe është identifikuar një viktimë e trafikimit . Gjate këtij operacioni policor po ashtu është identifikuar dhe intervistuar si i lidhur me këtë raste edhe një person qe tanimë është në vuajtje të dënimit në burg, për një vepër tjetër penale.
Persona e arrestuar janë: D. K e lindur me 1965, femër kosovare shqiptare, M . R e lindur me 1967, femër shqiptare kosovare, S. B i lindur me 1975, mashkull shqiptar kosovar
Viktimat e identifikuara nga policia janë qe të dyja, femra shtetase të Kosovës janë intervistuar sipas procedurave të parapara për raste të tilla dhe janë informuar organet përkatës për mbrojtjen e viktimave.
Të gjitha veprimet policore janë kryer me autorizimin e Prokurorëve përkatës dhe ne të dy rastet ndaj personave tanimë te arrestuar është caktuar masa e ndalimit për 48 orë për procedurat tjera hetimore./Indeksonline/