Ati i Shenjtë: “I lyp Zotit bekime hyjnore paqeje dhe begatie për Shqipërinë”
03-05-2013 / Gazeta 55
Presidenti Nishani merr një mesazh falënderimi nga Papa Françesku
Presidenti, Bujar Nishani ka marrë një mesazh falënderimi nga Papa Françesku, në përgjigje të urimit me rastin e zgjedhjes së tij në krye të Selisë së Shenjtë në Vatikan, në të cilin Ati i Shenjtë shpreh besimin e tij se marrëdhëniet mes Selisë së Shenjtë dhe Shqipërisë do të vazhdojnë të përparojnë. Në mesazhin drejtuar Presidentit Nishani, Papa Françesku shkruan “ju falënderoj për përshëndetjet e ngrohta që më dërguat në emër të popullit shqiptar me rastin e zgjedhjes sime në Selinë e Pjetrit. Plot besim se marrëdhëniet mes Selisë së Shenjtë dhe Shqipërisë do të vazhdojnë të përparojnë, i lyp Zotit për Ju dhe popullin tuaj bekime hyjnore paqeje dhe begatie”.