E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atje ku të dashuruarit nuk mund të kapen nga duart...

Të përqafohesh, të kërcesh, të luash muzikë tepër të lartë në publik apo edhe kapja nga duart e çifteve të pamartuara konsiderohet si një sjellje e papërshtatshme në Dubai, sipas direktivave të reja  të qeverisë së Emirateve të botuara sot nga një e përditshme lokale.  Sipas "Al-Emarat Al-Youm", Këshilli ekzekutiv i Dubait (qeveria lokale) i ka kërkuar popullsisë së këtij emirati, ku të huajt përbëjnë mbi 80 për qind të banorëve, të respektojnë traditat myslimane dhe të shmangin sjelljet që vlerësohen si të papërshtatshme. Rregullat që zbatohen në të gjitha vendet publike, përfshijnë një ndalim të çdo lloj forme të nudizmit, kërcimin, muzikën me zë të lartë, puthjet mes një gruaje dhe një burri  e madje edhe ndalimin për t'u kapur nga duart për çiftet e pamartuara. 

Çdo shkelës rrezikon dënimin me burg, sipas gazetës 

Direktivat udhëzojnë gjithashtu se kushdo që kapet nën efektin e alkoolit, edhe në sasi të vogël, jashtë vendeve të lejuara ku shërbehet alkool, mund të dënohet me gjobë ose burgim. Dubai, një nga shtatë emiratet e Federatës së Emirateve të Bashkuara Arabe, vend mysliman, ka një popullsi të huaj të përbërë kryesisht nga krahu i lirë i punës që vjen nga Azia, si dhe perëndimorë. Ndryshe nga pjesa më e madhe e monarkive të tjera të Gjirit Persik, emirati e ka toleruar deri tani një kod veshjeje relativisht jo të ashpër dhe ka me dhjetëra hotele ku shërbehet alkool nëpër bare dhe klube. githsesi një seri incidentesh, si dëbimi i një çifti britanik të pamartuar, të shpallur fajtorë se kishin pasur marrëdhënie seksuale në një plazh, nxori në pah bashkëjetesën ndonjëherë të vështirë mes kulturës perëndimore dhe zakoneve vendase.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›