Atlantik, lokalizohen kutitë e zeza të avionit të rrëzuar
Paris- Ekipet e kërkimit kanë lokalizuar sinjale të kutive të zeza të avionit të kompanisë Air France, që u rrëzua në Oqeanin Atlantik më 1 qershor me 228 persona në bord, njoftoi sot gazeta franceze ‘Le Monde’ në faqen e saj të internetit.
Një zëdhënëse e kompanisë "Air France" tha se nuk mund të konfirmonte një lajm të tillë.
Gazeta "Le Monde" njoftonte se anijet franceze kishin zbuluar një sinjal të dobët të "kutive të zeza" dhe se një nëndetëse e vogël ishte zhytur dje me mision gjetjen e regjistruesve në fund të oqeanit.
"Kutitë e zeza" mund të përmbajnë informacione thelbësore për shpjegimin e shkaqeve të rrëzimit në Oqeanin Atlantik të avionit "Airbus A330", që udhëtonte nga Rio de Zhaineiro drejt Parisit.