E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA-Kirgizistan, marrëveshje të re për bazën ajrore

Bishkek- SHBA-ja dhe Kirgizistani kanë hartuar një projektmarrëveshje të re që forcat amerikane të mund të vazhdojnë të përdorin bazën ajrore ‘Manas’ për operacionet në Afganistan, deklaroi sot një burim i qeverisë vendase.

Parlamenti do të nisë sot rishqyrtimin e projektmarrëveshjes, shtoi burimi, i cili nuk pranoi të identifikohej.

"Qeveria i paraqiti sot parlamentit një marrëveshje me SHBA-në për krijimin e një qendre tranziti të mbështetjes logjistike për operacionet në Afganistan", deklaroi burimi i qeverisë së Kirgizistanit.

Në shkurt, Kirgizistani deklaroi se do të mbyllte bazën ajrore jashtë kryeqytetit Bishkek deri në muajin gusht të këtij viti pas premtimeve për ndihma dhe kredi me vlerë prej 2 miliardë dollarësh nga Rusia, që ka bazën e saj në vendin me shumicë myslimane të Azisë Qendrore.

Baza "Manas" është vendqëndrimi i më tepër se 1 000 trupave amerikane dhe shërben si pikë qendrore për rifurnizimin me karburant të avionëve të përdorur në operacionet ushtarake në Afganistan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›