Skela: Një fitore shmang krizën

Në një intervistë dhënë gazetës së përditshme gjermane “Bild”, Ervin Skela sqaron se po e përjeton shumë keq një situatë të tillë të vështirë.
“Të jesh i fundit është katastrofë, nëse mund të them kështu. Por, situata nuk është e pazakontë në Kotbuz. Këtu të gjithë e dinë se do të luftohet shumë për t’u ngjitur lart. Duhet t’i kontrollojmë nervat dhe meqenëse jemi futbollistë profesionistë mund ta tejkalojmë këtë krizë. Unë provoj t'i shmangem kësaj situate dhe vetëm kur e marr djalin tim në krah, harroj se jemi në vendin e fundit. Atmosfera në ekip nuk është edhe shumë e keqe. Ne jemi së bashku edhe pas ndeshjeve dhe flasim për gabimet që kemi bërë. Po na mungon një fitore dhe këtë duhet ta arrijmë kundër Karlsruhe të shtunën”, ka përfunduar ai.