E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atletico Madrid dhe Porto fitore të pritura

Ekipi spanjoll Atletico Madrid ka shënuar fitore duke mposhtur si nikoqirë rusët e Zenit St. Petersbourg, dhe atë me rezultatin 3 me 1.

Atleticon në epërsi e kaloi Miranda në min e 40, e që ishte finali për pjesën e parë. Rezultatin në 1 me 1 e barazoi sulmuesi brazilian Hulk në min. e 58, duke menduar se rusët do të arrinin të riktheheshin por kështu edhe nuk mendoi trajneri i Atleticos, Diego Simeone, i cili menjëherë mori masa dhe vetëm pas pesë minutash madrilenët kaluan përsëri në epërsi përmes turkut Arda Turan ndërsa vulën përfundimtare kësaj ia dha braziliani Leo Baptistao në min. e 80.

Fitore kanë shënuar edhe iberikët tjerë, ekipi më i trofeshëm nga Portugalia, Porto, duke mposhtur austriakët e Austria Wien. Golin e vetëm në këtë ndeshje por që ishte i mjaftueshëm për tre pikë e shënoi Gonzalez në min. e 55.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›