E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes ish-kampioni i boksit

Ken Norton, ish-kampioni i boksit, i cili në vitin 1973 i ka thyer nofullën legjendës Muhammad Ali, ka vdekur në moshën 70-vjeçare.

Norton ka vuajtur nga një sëmundje e zemrës dhe ka ndërruar jetë në një spital të Arizonës.

Ai ka përfunduar karrierën e tij në viti 1981 me 42 fitore, shtatë humbje, një barazim dhe 33 nokaute./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›