Klopp: Jam sjellë si një majmun

Trajneri i Borussia Dortmundit Jurgen Klopp ka pranuar se ka tejkaluar kufijtë me frustrimin e tij gjatë humbjes nga Napoli 2:1 në Champions League, ndërsa ka thënë se është “sjellë si një majmun”.
47 vjeçari u ndëshkua me karton të kuq për shkak të sjelljeve arrogante ndaj zyrtarit të katërt pasi ka refuzuar futjen në lojë të Neven Subotiqit pasi ai pësoi një lëndim në kokë.
Sidoqoftë, Klopp ka marrë përgjegjësinë për sjelljet e tij por ka thënë se në pyetje ishte fitorja. “Ne nuk e treguam fytyrën tonë të vërtetë, ndërsa pësuam një humbje nga ato më të ngushtat”, ka thënë Klopp për ZDF.“E dija se ne mund ta mposhtim Napolin, por shumë gjëra shkuan keq, përfshirë edhe kartonin tim të kuq. U tregova budalla dhe e di këtë”, ka shtuar ai. “Jam sjellë sikur një majmun. Kam shkuar shumë larg”, është shprehur Klopp.