Mourinho "rrahet" në Evropë, Schalke nuk gabon

Befasia e kësaj mbrëmje padyshim mund të konsiderohet humbja e Chelseat të Jose Mourinho nga Baseli dhe atë si vendas. Edhe pse bëri shumë bujë me rikthimin e tij te Blutë e Londrës,
Mourinho pas humbjes nga Evertoni në fundjavë, tani erdhi edhe humbja e tij e dytë nga Baseli zviceran. Golin e vetëm për Chelsean e shënoi braziliani Oscar dhe atë në min e fundit të pjesës së parë(45'), me të cilin rezultat edhe përfundoi pjesa e parë. Rezultatin në 1 me 1 e barazoi Mohamed Salah në min. e 71 ndërsa Baselin në epërsi e kaloi Streller në min. e 81, duke ngrirë stadiumin "Stamford Bridge".
Chelsea me këtë humbje mban pozitën e tretë në grupin E, dhe atë falë goldallimit pasi që Steaua e Bucurestit pësoi humbje më të thellë, nga gjermanët e Schalke 04 dhe atë me rezultatin 3 me 0. Që të tre golat për Schalken erdhën në pjesën e dytë me golashënues Uchida në min. e 67, Boateng në min e 78, dhe talentit gjerman Julian Draxler në të 85-ën.