Guardiola: Messi te Bayern? Ai është i lumtur

Pep Guardiola ka hedhur poshtë mundësinë që në një të afërme të tentoi blerjen e Lionel Messit nga Barcelona. Pep ka thënë se Bayerni nuk është skuadër që di të bëjë oferta të çmendura dhe se ai e di se Messi është i lumtur te Barca.
"Ulli Hoenes kurrë nuk do të bënte një ofertë të çmendur për ndonjë lojtar. Bayern nuk ka synim që me para të majme të bëjë skuadër. Për Messin unë e di se ai është i lumtur te Barcelona, andaj nuk do të tentoja blerjen e tij. Ne kemi një skudër të fortë, që premton duke shpresuar se titujt na presin në maj" ka thënë Guardiola/Indeksonline/