E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pa drogë dhe klube të natës

Selektori i Argjentinës, Diego Maradona, ka treguar ndryshimet e bëra në mënyrën e jetesës, pasi u takua me një grup të gazetarëve në një televizion publik argjentinas, një javë pas shpërthimit kundër tyre.

Maradona, i njohur për stilin e tij kontrovers, përveç talentit si futbollist, ka theksuar se ai nuk kishte marr drogë apo frekuentuar klube të natës, në pesë vjetët e fundit.
Ndërkohë, ai mendon se presidenti i Federatës së Futbollit të Argjentinës, Julio Grondona, ka qenë viktimë e komploti të mediave.

Maradona kishte përdorur kokainë në të kaluarën, ndërsa më 2004 ai ishte në prag të vdekjes, për shkak të një problemi në zemër. Por, tani ka theksuar se i është përkushtuar vetëm futbollit argjentinas.

Falë Zotit, kanë kaluar pesë vjet që nuk kam marr drogë, apo vizituar klube të natës. Jeta ime është e përqendruar në Kombëtaren e Argjentinës. Jap maksimumin për ekipin, e kam dhënë si futbollist, ndërsa tani si trajner, tha ai.

Argjentina u kualifikuar drejtpërdrejt për në Kampionatin Botëror 2010, vetëm pas fitores 1-0 ndaj Uruguait, në ndeshjen e fundit të kampanjës kualifikuese.

Maradona ka pranuar se nëse Argjentina do të kishte dështuar të kualifikohet, ai do të kisha shkuar në Haiti.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›