Natë e ëndrrave

Ndeshja më e mirë e Milanit të Leonardos është edhe nata më e mirë në karrierën e Alexandre Patos. Kështu ka thënë vetë sulmuesi brazilian, i cili ishte vendimtar në përballjen kampionale kundër Romës, në fundjavë, ndërsa shënoi dy gola në fitoren 3-2 ndaj Real Madridit, në Santiago Bernabeu, të mërkurën.
Jemi të gjithë shumë të lumtur. Edhe Leonardo është i kënaqur. Është mbrëmja më e mirë e imja si futbollist. Kaka? Ka qenë i mirë, por mbrojtja jonë i ka ndalur të gjithë sulmuesit e Realit. Me Kakan kam folur para ndeshjes, ndërsa më pas jemi përshëndetur. Nëse ai është i lumtur atje, atëherë ne jemi të lumtur për të, tha Pato.
Është fitore e madhe, kemi marrë tre pikë të rëndësishme. Milan ka treguar se është ekip i shkallës së lartë. Jam i lumtur që luaj në një klub të madh si Milan, dhe kjo ishte një mbrëmja e veçantë. Nuk kam kaluar periudhë të vështirë për mungesë të golave. Isha i qetë, punoj shumë dhe jam i gatshëm të jap maksimumin për Milanin, shtoi ai.
Në fund, Pato ka përkrahur portierin Dida, i cili bëri gabim të rëndë në golin e parë të Realit. Dida, pavarësisht gabimit na ka shpëtuar në disa raste. Ne jemi ekip - fitojmë së bashku dhe gabojmë së bashku. Kjo ishte fitore e grupit, përfundoi ai.