E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërkonte Lionel Mesin, dënohet 6 muaj presidenti

Kërkesa e një skuadre fshati me 400 banorë në Francë, për të blerë Lionel Mesin, i kushtoi një pezullim 6-mujor presidentit të saj, Sedrik Enjolras. Ekipi i Bornit militon në një kategori amatore franceze, në krahinën e Luarës. Gjatë merkatos dimërore, ata i paraqitën një ofertë Barcelonës për fituesin e Topit të Artë, argjentinasin Mesi. Pasi presidentin zbuloi kontaktet e tij fantastiko-shkencorë për kontraktimin e Mesit, FFF vendosi një pezullim gjashtë mujor ndaj Enjolrasit. ”Për prezantimin e ofertave të skuadrave të vogla është e domosdoshme të plotësohet një formular nëpërmjet internetit. Unë vendosa të prezantoja ofertën time duke shkruar emrin Mesi, datëlindjen e tij dhe klubin në të cilin luante. Më pas, kërkesa ime u nis nga Liga Franceze për në Federatën Franceze, por ajo nuk e transmetoi në Federatën e Spanjollës. Këta të fundit më pezulluan me gjashtë muaj, për një shaka mes miqsh”, deklaroi presidenti i Bornit. ”Mund të ketë qenë një shaka, por ne jemi këtu për të gjykuar faktet”, deklaroi një zyrtar i FFF-së rreth ngjarjes.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›