E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia organizon natën e bardhë

Bashkia e Tiranës do të pasojë dhe në këtë vit të festave të nëntorit në datën 29 me aktivitete festive, të cilat mbajnë firmës si Nata e Bardhë e kryeqytetit. Në të katërta anët e Tiranës do të jenë të ngritura skena në të cilat do të performojnë artistë të ndryshëm dhe qytetarët do të kenë mundësi të ndjekin sipas preferencave të tyre. Për herë të parë në sheshin Partizani i Panjohur do të ketë një koncert, i cili duket se më tepër sesa festë në natën e bardhë do të jetë një dukje për rikonstruksionin e sheshit. Gjithë grupmoshat do të mund të kenë vendin e tyre të argëtimit. Në sheshin Skenderbej do të organizohet aktiviteti "Lindur për të lexuar", në sheshin "Deshmorët e kombit" do të jetë e ngritur një pistë për fëmijët e vegjël. Kështu, festat të cilat fillojnë në orën 18 nënkuptojnë dhe kufizimin e trafikut dhe të lëvizjes së automjeteve. Nata e bardhë e kthyer tashmë në një traditë sjell një ngjyrë të re për Tiranën në natën e 29 nëntorit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›