E Diel, 1 Nëntor 2026

Ato cka na detyron shekulli i 21-te Arben Imami , Minister i Mbrojtjes

Shekulli i 21-te na detyron gjithsesi te shohim pertej rajonit tone dhe te formesojme qendrime te cilat jane sa territoriale aq edhe globale, te ndermarrim misione te cilat kane mund te zhvillohen brenda kufijve kombetare aq sa edhe larg tyre, ne dislokim. Bota ku te gjithe ne jetojme sot gjendet perballet me realitete gjeostrategjike dhe gjeopolitike ne ndryshim e siper
Rajoni ku jetojme, Ballkani Perendimor, eshte nje zone perhere e me e sigurt dhe me e stabilizuar, si ne terma politike ashtu edhe ne ato sociale e ekonomike. Sot Shqiperia dhe Kroacia jane vende anetare te NATO-s Serbia, Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina jane vende PfP si edhe vende anetare te Kartes se Adriatikut; Kroacia dhe Maqedonia jane vende kandidate per ne BE dhe Shqiperia ka aplikuar per statusin e kandidatit. Perspektivat e qarta integruese Euro-Atlantike e kane kthyer rajonin tone ne nje zone ku konfliktet duket se mund te lihen menjane per hir te rritjes dhe stabilitetit politiko-institucional, ne nje zone ku mund te gjenden e te kultivohen te gjitha kushtet e pershtatshme per dialog e konsensus, pertej nacionalizmit dhe nacionalizmave me ngjyresa konfliktuale dhe iracionale. Por, shekulli i 21-te na detyron gjithsesi te shohim pertej rajonit tone dhe te formesojme qendrime te cilat jane sa territoriale aq edhe globale, te ndermarrim misione te cilat kane mund te zhvillohen brenda kufijve kombetare aq sa edhe larg tyre, ne dislokim. Bota ku te gjithe ne jetojme sot gjendet perballet me realitete gjeostrategjike dhe gjeopolitike ne ndryshim e siper. Ballkani po ashtu. Sfidat me te cilat perballet siguria dhe mbrojtja jane rajonale dhe globale duke filluar nga rruget e furnizimit me energji, tek kercenimet per nderprerje te saj, tek terrorizmi i paster apo ai informatik, apo katastrofat natyrore dhe krimi i organizuar.
Perkundrejt ketyre realiteteve, vendet e NATO-s duhet te pergatiten per tu pergjigjur me kapacitete qe te jene edhe ato njeheresh rajonale dhe globale. Burimet njerezore dhe ato materiale duhet te orientohen drejt nderveprueshemrise, efikasitetit dhe balancimit. Ne keto kushte ekuilibrat mes pushteteve politiko-ushtarake jane ne ndryshim dhe ne dinamike, pasi mbrojtja dhe siguria nuk mund te qendroje me si koncepte te mevetishme, me natyra thjeshte kunder-vepruese. Siguria nuk eshte vec nje ombrelle per te mbrojtur nga kercenimet, perkundrazi ne realitetin e sotem global dhe teknologjik ajo zhvillohet njekohesisht me Energjine dhe Kibernetiken. Balancimi i pushteteve boterore nuk vendoset me vetem permes luftes konvencionale dhe frontale por perkundrazi balanca e pushteteve kalon edhe permes ruajtjes se ekuilibrave te burimeve natyrore.
Mjafton te permendim ketu disa pak shembuj: Franca iu bashkua NATO-s dhe bashkepunimi France-Gjermani ka ndikuar ne ndryshimin e kendveshtrimit europian mbi NATO.
Europa me shume sesa nje entitet qe kunderpeshon NATO, shihet tashme si nje prej partnereve me te rendesishem dhe me te qenesishem te Aleances. Per NATO-n sot ka me shume rendesi se kurre me partneriteti me Rusine, perhere e me teper vemendje i kushtohet dialogut Mesdhetar, apo marredhenieve gjeostrategjike me Kinen.
Siguria dhe mbrojtja duhet te zhvillohen tashme ne nje bote globale ku kufijte jane perhere e me te paperceptueshem qofte fizikisht qofte kulturalisht, ku levizja dhe shkembimi i mallrave e ideve eshte tashme nje realiteti i pa kundershtueshem. Rrjedhimisht, NATO, si aleanca me e madhe e sigurise dhe lirise, eshte e prirur ta konsideroje vetveten si nje aleance politiko-militare, duke i dhene keshtu jete nje kendveshtrimi qe ka marre emertesen “perqasja gjitheperfshirese”. NATO tashme merr mbi vete misionin per te ofruar siguri kolektive dhe te pandashme, dhe jo me thjeshte dhe vetem mbrojtje territoriale brenda kufijve kombetare.
Ne keto realitete te reja, cili mund te ishte roli i Ballkanit dhe vecanerisht Shqiperise ne NATO?
Ballkani per NATO ka nje rendesi te vecante, pasi pikerisht ky rajon (nuk eshte rastesore se mbeshtetja popullore per NATO ne Ballkan eshte ka perqindje shume te larte) e legjitimoi NATO-n si nje organizate qe nuk eshte vetem nje entitet ushtarak me orientim Veri-Perendimor dhe e dizenjuar me se pari per t’i rezistuar dhe kunderpergjigjur Lindjes pergjate Luftes se Ftohte e me tej. Perkundrazi, Ballkani ka qene nje nga shembujt me konkret dhe aktual te historise sone te vone, ku NATO, pertej misionit ushtarak, ka kryer edhe mision politik ne sherbim dhe ne mbrojtje te lirise njerezore. Dhe e ka kryer ate me sukses. Ne saje te nderhyrjes se NATO-s Ballkani Perendimor perjeton ne vijim siguri, paqe dhe stabilitet ne rritje. Fale nderhyrjes se NATO-s ne emer te lirise Ballkani Perendimor ka kaluar neper levizje shtet-formuese te cilat po transformojne pozitivisht gjeopolitiken ne Ballkan. Fale Partneriteteve per Paqe, iniciativave rajonale dhe anetaresimeve ne NATO te vendeve te Ballkanit peizazhi i sigurise ne rajon ka ndryshuar, duke permiresuar keshtu ndjeshem stabilitetin dhe zhvillimin e social-ekonomik te rajonit.
Shqiperia, si nje vend anetar i NATO-s, dhe si nje vend i interesuar per sigurine e rajonit ne kuader te fqinjesise se mire eshte shume e vemendshme ndaj zhvillimeve ne Serbi, Maqedoni, Mal te Zi, Bosnje-Hercegovine dhe vecanerisht ne Kosove. Zhvillimet ne keto vende fqinje ndikojne drejte per se drejti ne mjedisin e sigurise kombetare dhe rajonale. Prandaj, ne te gjitha forumet ku ka marre pjese, Shqiperia ka bere te njohur angazhimin e saj per te perkrahur aspiratat integruese te vendeve te rajonit, qofte ne NATO, EU apo edhe ne iniciativa rajonale si A5 apo SEDM, te cilat jane organizma qe lehtesojne dukshem dialogun dhe marreveshjen konsensuale mes vendeve tona.
Keshtu Shqiperia e ka mbeshtetur Serbine ne SEMD dhe do ta mireprese ecjen e saj drejt integrimit ne NATO, pasi do te ishte shume me ne funksion te stabilitetit dhe sigurise ne rajonin tone qe Serbia te jete brenda NATO sesa jashte saj pasi anetaresimi ne NATO eshte ne radhe te pare respektim i rregullave te lojes se Organizates, qe do te thote me shume dialog, me shume konsensus, me shume zhvillim dhe mirekuptim. Politika e dyerve te hapura eshte nje politike gjeresisht dhe esencialisht e pranuar dhe e nxitur prej Shqiperise, per sa kohe qe ajo ngrihet mbi bazen e performances dhe mbi perkushtimin ndaj partneritetit konstruktiv, qe nuk do te rriskonte apo ndalonte anetaresimin ne te njejtat kushte te vendeve te tjera. Gjithashtu kemi synuar vazhdimisht te theksojme se politika e dyerve te hapura nuk mund te shkoje assesi krah per krah me perpjekjen per te krijuar vakuume sigurie. Nje tjeter vemendje kerkon Maqedonia. Shqiperia e perkrah anetaresimin e saj ne NATO, por ne te njejten kohe inkurajojme zgjidhjen e impasit politik mes Greqise dhe Maqedonise, permes politikes se dialogut dhe interesave sa kombetare aq edhe rajonale.
* Nga fjala e mbajtur dje ne Konferencen “NATO, Shqiperia dhe ceshtje te sigurise ne rajon”

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›